Luan Haradinaj me dedikim prekës për babanë e tij, Shkëlzenin
16 qershor 2019
| 18:10
Në komunën e Pejës të dielën është përuruar sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është ngritur edhe shtatorja e heroit të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj.
Me këtë rast, djali i Shkëlzenit, Luan Haradinaj, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar një status përplot me emocione për babanë e tij.
“Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë në dorë sot. Po m’i rreh shpatullat e po më thua ‘Jam krenar me ty’. Sot kur po të nderon e gjithë Shqiptaria dhe shtatorja jote po na bën hije, sot ndjehem më i madh se kurrë. Lavdi veprës tënde, përjetësisht me ne”, ka shkruar Luani, i cili është pjesë e ushtrisë së Kosovës.
/Epoka e re/