Luan Hoti zgjedhet drejtor i ‘Stacionit të Autobusëve’
30 janar 2019
| 13:06
Ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryeshefit të ri të NPL “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
Luan Hoti është zgjedhur kryeshefi i ri të NPL “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
Bordi i kësaj ndërmarrje dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë dhe janë përzgjedhur më të mirët.
Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar. Si rrjedhojë, në fund të këtij procesi më së shumti pikë mori kandidati Luan Hoti.