Luan Krasniqi përmes një fotografie me Klitchkon e quan “çmenduri” pushtimin e Ukrainës nga Rusia

24 shkurt 2022 | 19:26

Ish kampioni i Europës në pesha të rënda, Luan Krasniqi ka postuar një fotografi me Vitali Klitchkon

Ai nëpërmes një statusi në facebook ka folur për pushtimin e sotëm të Rusisë në Ukrainë derisa ngjarjet atje i ka cilësuar si të çmendura.

“Janë lajme dhe foto të tmerrshme që po dalin nga Ukraina tani. Është vërtet e vështirë për mua të gjej fjalë për të”, ka shkruar futbollisti kosovar.

“Nuk duhet të ketë luftëra në Evropën e sotme. Dhe shpresoj se ky makth do të marrë fund së shpejti. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që tashmë kanë humbur një të dashur në këtë çmenduri”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se Luan Krasniqi kishte kryqëzuar dorëzat në boksin amator me vëllezërit Klitchko të cilët sot kanë deklaruar se do të qëndrojnë dhe do të luftojnë për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat ukrainase kanë rrëzuar deri tani 5 helikopterë rusë, kanë…