Luan Latifi caktohet ushtrues detyre për kryeshef ekzekutiv të KPM-së

01 prill 2019 | 16:01

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 29 mars ka mbajtur mbledhje, në të cilën, anëtarët e Komisionit të KPM-së morën vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës të kryeshefit ekzekutiv, Luan Latifi, aktualisht drejtor i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës, për të kryer këtë funksion deri në përmbylljen e procesit të përzgjedhjes dhe emërimit të kryeshefit ekzekutiv me mandat ligjor.

“Vendimi për caktimin e z. Latifit për ushtrues të detyrës së kryeshefit ekzekutiv është bazuar në kualifikimet profesionale adekuate të cilat janë në pajtim me fushën e rregullimit të mediave me të cilën merret KPM-ja, si dhe duke u bazuar në rezultatet e tij gjatë përvojës së tij udhëheqëse në KPM, që nga viti 2003, duke qenë pjesë e proceseve të rëndësishme zhvillimore në KPM”, është thënë në njoftimin për media të KPM-së.

Luan Latifi, është i lindur në Gjilan më 2 nëntor 1975.

Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet master i ka përfunduar në gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho ka nisur bisedimet me kampionët e Francës, Paris…