Luan Latifi emërohet kryeshef ekzekutiv i KPM-së
30 gusht 2019
| 16:36
Komisioni i Pavarur i Mediave, në mbledhjen e mbajtur më 29 gusht, me votim unanim nga të gjithë anëtarët dhe në pajtim me nenin 18 të Ligjit Nr. 04/L-44, e ka emëruar Luan Latifin kryeshef ekzekutiv të KPM-së.
“Vendimi për emërimin e z. Latifi për kryeshef ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Luan Latifi është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC)”, është bërë me dije në njoftimin e KPM-së.