Luana di se si të ndez rrjetet me fotot që poston
18 janar 2022
| 16:03
Këngëtarja dhe prezantuesja e disa emisioneve, Luana Vjollca është duke shijuar pushimet e saj në Mauritani
Derisa, shumica e prezantuesve po punojnë, Luana Vjollca ka zgjedhur që të pushojë.
Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare është shfaqur porsi sirenë në disa foto që ka postuar sot nga pushimet e saj në Mauritani të Oqeanisë.
“Shkruani citatet më të bukura që i dini për perëndimin e diellit”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotografive.
Kujtojmë se Luana ka lajmëruar muaj më parë se nuk do të jetë më prezantuese në Top Channel, në të cilin televizion ajo e kishte ndërtuar karrierën e saj.