Luana prezantuese e “Big Brother VIP? Kjo foto tregon shumë!

19 maj 2021 | 23:30

Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë personazhe VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ të edicionit të parë janë gati.


Tani në media po përflitet shumë se kush do drejtojë emisionin dhe dy emrat më të lakuar janë Luana Vjollca dhe Arbana Osmani.

Por si duket në një story Luana na paska ngacmuar shumë më parë me një postim mjaft intrigues ku zbulon vetëm njërin sy dhe si mbishkrim ka: “PO TË VËZHGOJ…”

Epo pikërisht siç është edhe motoja e famshme e “Big Brother”: KUJDES! Big Brother po ju vëzhgon!”

Pra, Luana ta marrim këtë si një konfirmim?! Na duhet të presim edhe pak për të mësuar të vërtetën edhe pse dy prurjet e para të banoreve përfliten se janë dy ish-konkurrentet e njohura nga “Për’puthen”!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh…