Luana shfaqet plot ekstravagancë në Milano
30 shtator 2022
| 15:13
Luana Vjollca vazhdon që të tërheq vëmendjen gjatë Javës së Modës në Milano
Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare pritet që të kthehet me një emision të saj në ekranet e televizioneve shqiptare, pas një kohe të gjatë.
Por, deri me tani ajo ka zgjedhur që të jetë aktive gjatë Javës së Modës në Milano, të cilën ajo e ka vizituar me sa duket familjarisht, pasi që në Milano është parë të bëjë foto edhe kunati i saj, Getoar Selimi dhe motra e saj, Marina.
E veshur me tërësisht me të bardhë ajo është parë duke hyrë në njërën prej sfilatave që janë duke u mbajtur në Milano gjatë kësaj jave.