Luana “tërbon” rrjetin me fustanin e çarë deri te pjesët intime
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se po përgatitet për emisionin e saj më të ri, “Take me out Albania”.
Madje fansat me zor po presin që ta shohin atë në ekran dhe vazhdimisht e pyesin se kur do të rikthehet. Luana ende nuk ka dhënë një datë të caktuar, por shprehet se shumë shpejt.
Ndërkohë një ditë më parë, moderatorja bukuroshe ka postuar një fotografi që ka “tërbuar” rrjetin. Në foton në fjalë, Vjollca shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të zi, me lule të kuqe dhe topa të bardhë. Fustani ka një të çarë të madhe, që i tregon mjaft bukur këmbët.
Ndërkohë mban veshur edhe një bluzë të bardhë që e ka kombinuar me fundin. Poza e saj është pëlqyer menjëherë shumë dhe ka marrë qindra komente. Si zakonisht, fansat nuk i kanë kursyer komplimentet për të, e shumë prej tyre i komentojnë se “çfarë shale që ka”.