Luana Vjollca bën realitet ëndrrën e saj të madhe: Mama ja dola për të dyja ne

18 qershor 2021 | 11:36

Për një kohë të gjatë, Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës. Por tani ka ardhur koha që të surprizojë fansat e saj, ashtu siç vetëm ajo di.

Kohë më parë, moderatorja e dashur për publikun u shfaq teksa punonte buzë detin me ekipin e saj. E nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, u kuptua se bëhej fjalë për një këngë të re.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Luana ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re. Gjithashtu u zbulua se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ri i këngëtares, të cilin duket se ajo e ka gati. Ndërkohë një ditë më parë, Vjollca postoi në “Instagram”-in e saj një video të shkurtër, e cila ishte shkëputur nga videklipi i këngës së re.

Luana shfaqet  shumë ndryshe nga çdo herë tjetër, teka shihet e veshur me të bardha dhe me flokë të prerë shumë shkurt e me balluke. Ajo zbuloi se projekti më i ri muzikor do të publikohet sot në orën 18:06.

Gjithashtu moderatorja e njohur shprehej se do të ndante me ndjekësit edhe ëndrrën që ka bërë realitet. Ai moment erdhi dhe ajo e zbuloi për të gjithë se është bërë pjesë e Sony Music Industry, një arritje e madhe për karrierën e saj.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”, ka shkruar Luana krahas fotos.

Luana Vjollca bën realitet ëndrrën e saj të madhe: Mama ja

Luana Vjollca bën realitet ëndrrën e saj të madhe: Mama ja

Luana Vjollca bën realitet ëndrrën e saj të madhe: Mama ja

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e…