Luana Vjollca duket mahnitëse në pozat në bikini nga pushimet në Spanjë
Pas muajsh angazhime me projekte të reja, Luana Vjollca pak ditë më parë ka nisur pushimet verore.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, ka zgjedhur si destinacion të radhës Marbella në Spanjë nga ku po sjell vazhdimisht imazhe.
Natyrisht nuk kanë munguar as ato provokuese në bikini në të cilat biondina joshëse ka ekspozuar linjat atraktive të trupit, për të cila komentohet vazhdimisht.
E veshur në rroba banjë nga marka “Fendi” Luana dukej tejet tërheqëse teksa shijonte kohën me diell dhe atmosferën në një ambient luksoz.
Pamjen e saj prezantuesja e përshtati me syze dielli dhe me aksesor në bel dhe duar. Ndërsa dukej në më formë se kurrë më parë.
Sipër fotografive të bukura që ndau me fansat kanë vërshuar komentet e shumta të cilat ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, theksojmë që prej javësh Luana nisi projektin “Thuaje” që përfshinte episode me rrëfime të ndryshme personale të shoqëruar me një projekt muzikor.
Ndërsa, kënga e saj e fundit i lansua vetëm pak ditë më parë “Nuk o ka ma qet” që erdhi në bashkëpunim me MC Kreshën.