Luana Vjollca merr gjithë vëmendjen e shtrirë në vaskën e mbushur me…
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Edhe pse ka pak kohë që nuk shfaqet në ekran, pasi ka mbaruar sezoni i emisionit të saj,“Shiko Kush Luan”, ajo qëndron pranë ndjekësve përmes postimeve në rrjetet sociale.
Së fundmi, moderatorja e njohur ka ndarë me 2 milionë ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft seksi dhe provokuese. Ajo shfaqet e shtrirë në një vaskë të mbushur me topa të vegjël, e ku ekspozon këmbët e gjata.
Luana shfaqet e veshur me një fustan shumë të shkurtër dhe të ngushtë, duke i treguar mjaft bukur format trupore. “Mbretëresha e natës”, shkruhet në vaskën që ajo ka zgjedhur të pozojë.
Pozat e saj janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e shumtë, të cilët nuk ia kanë kursyer as komentet pozitive dhe komplimentet për trupin perfekt.