
Luana Vjollca merr vëmendjen me paraqitjen e fundit
Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur bregdetin spanjoll, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Luana kujdeset që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme, nga çastet e këndshme që po shijon atje.
Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi, ku dukej mjaft atraktive e veshur në bikini të zeza.
Megjithëse ishte në plazh, Vjollca u kujdes që të kishte aksesorë me vee, pasi kishte vënë në qafë një varëse të artë me simbolin e kryqit.
E njëjta gjithashtu e plotësoi dukjen e saj me një orë në dorën e saj të majtë dhe një palë syze dielli të errëta.
Luana përndryshe është duke shijuar së fundmi suksesin e dy bashkëpunimeve të saj më të fundit, “Pele pele” me Rayvannyn dhe “Nuk o ka ma qet” me MC Kreshën.