Luana Vjollca shkëlqen me dukjen në finalen e “Love Island Albania”
Ka përfunduar edicioni i parë i ‘reality-shoëw’-t “Love Island Albania.
Për disa javë transmetim, konkurrentët krijuan lidhje dashurie mes njëri-tjetrit dhe mbrëmjen e së diele u shpall edhe çifti fitues.
Por, ajo që mori vëmendje të madhe ishte padyshim moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca.
Bukuroshja e ekranit për natën finale përzgjodhi një fustan të zi me shkëlqim, i cili kishte dekolte të hapur me dy shirita sipër gjoksit dhe një të çarë të theksuar anash që ia vinte në pah këmbët e tonifikuara.
Dukja u kompletua edhe me një palë taka të zeza me platformë, pa munguar edhe makijazhi i theksuar dhe flokët e gjata që i la anash në onde.
Luana dukej e mahnitshme, teksa me të njëjtën pamje ndau edhe disa imazhe dhe video në llogarinë e saj në Instagram.
Ndërkohë kujtojmë që fitues të çmimit prej 50 mijë eurosh u shpallën çifti Ueda dhe Arlind.