Luana Vjollca surprizohet në zyrë me një…
Tashmë të gjithë e dini se Luana Vjollca është shumë e përkushtuar ndaj punës dhe duket se nuk lodhet asnjëherë. Moderatorja dhe autorja e emisionit “Shiko Kush Luan”, ka treguar se thuajse gjithën ditën e kalon duke punuar sa në zyrë dhe në studio.
Së fundmi përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka diçka që mund ta qetësojë dhe relaksojë atë pas një dite shumë të lodhshme.
Në një video të publikuar në “Instastory”, moderatorja e dashur për publikun ka treguar se ka marrë një dhuratë shumë speciale, një tufë me lule të bukura që i kanë shtuar disa doza pozitiviteti ditës së saj. “Pas kaq shumë orëve punë kjo ishte dhurata më e bukur për t’u çlodhur paksa”, ka shkruar Luana Vjollca në postimin e saj.
Bashkë me lulet ajo ka marrë dhe një pusullë, por këtë të fundit nuk e ka zbuluar duke e lënë sekret dhuruesin e luleve.
Nga ana tjetër, Luana ka zbuluar edhe se po sjell një këngë të re, vijën melodike të së cilës e ka shkruar vetë për herë të parë.