Luana Vjollca thyen rekordin e shikueshmërisë

07 janar 2020 | 15:57

Që në sezonin e parë, emisioni i moderatores Luana Vjollca, “Shiko Kush LUAN”, ka ‘goxhduar’ para ekranit publikun shqiptar.

Moderatorja e njohur ka arritur që ta kthejë në emisionin më të preferuar për shqiptarët. Madje edhe në kanalin e “Youtube”, “Shiko Kush LUAN” thyen rekord shikueshmërie.

Dy puntatat e shumëpritura të 1 dhe 4 janarit, kanë arritur që të thyejnë çdo rekord televiziv me 3.6 milionë views.

Për ditën e parë të vitit 2020, Luana kishte përgatitur një spektakël të vërtetë për publikun, ku dhuroi një atmosferë për të mos u harruar. Plot 30 të ftuar sollën argëtim, muzikë dhe lojëra të shumta në ekranin e Top Channel.

Autorja dhe moderatorja e “Shiko Kush LUAN” e nisi spektaklin me një performancë të veten. Bukuroshja u shfaq e veshur e gjitha me të kuqe, duke kënduar “Felice Navidad” e duke kërcyer së bashku me trupën e baletit.

Madje për të përcjellë emocione të veçanta, ishte vënë në dispozicion enkas për hyrjen e spektaklit edhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura.

Ndërkohë pjesa e parë e kësaj puntate i ishte dedikuar muzikës popullore, ku i dhanë magji emisionit këngëtarët e mirënjohur, Bujar Qamili, Fatmira Breçani, Gili, Shkëlzen dhe Korab Jetishi, Shyrete Beluli dhe Ëngjëllusha Saliu, si dhe Shkumbin Ismajli.

Ndërsa në pjesë e dytë, Luana kishte bërë bashkë pas shumë kohësh në një skenë, dy grupet e dashura për publikun shqiptar, “West Side Family” dhe “Produkt 28”. Klea Huta dhe Elgit Doda ishin si qershia mbi tortë, pasi mes betimesh plot humor ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një altar të ngritur enkas për ta në skenë.

Grupi Ali Pashë Tepelena ishte i ftuari special i kësaj pjese, për të sjellë atmosferën e muzikës popullore të jugut. Sigurisht që moderatorja kishte menduar edhe për mbylljen perfekte të kësaj puntate, ku të ftuar ishin këngëtarë të njohur dhe modelet më të komentuara të momentit.

Ylli Limani, Gjiko, Butrint Imeri, Agnesa Vuthaj, Françeska Jaçe, Adrola Dushi, Aurela Hoxha, Sara Kolami, dhe Claydee ishin të ftuarit e fundit që dhuruan spektakël për publikun, si dhe zbuluan shumë detaje nga jeta e tyre personale.

Pas suksesit që pati me puntatën e 1 janarit, vetëm 3 ditë më pas “Shiko Kush LUAN” kishte rezervuar një tjetër mbrëmje që do mbante publikun të mbërthyer para ekranit.

Edhe e shtuna e 4 janarit solli humor, muzikë dhe lojëra të shumta që u mirëpritën nga publiku. Të ftuarit specialë ishin Jonida Maliqi, Rashel Kolaneci, Niko Komani, Armina Mevlani, Stine, Teuta Kurti.

Pas ndarjes dhe ribashkimit të tyre, Luana arriti që për herë të parë të shfaqte në një program televiziv Stine dhe bashkëshorten e tij, Graciela. Madje ata dhuruan për publikun edhe një performancë me disa prej këngëve të tyre.

Gjithashtu grupi i njohur, NRG Band” performoi duke dhuruar atmosferë festive në studio por edhe në ekran. Të ftuarit treguan mes humorit dhe lojës shumë gjëra nga jeta personale apo për ato që janë shkruar në media për ta.

E siguritsht që moderatorja dhe stafi i “Shiko Kush Luan” kishte menduar edhe për mbylljen e kësaj puntate. Mysafirja e fundit ishte reperja e dashur për publikun, Tayna, e cila u vendos përballë Luanës në “Ndaje ose haje” për të thënë të pathëna nga jeta e saj profesionale dhe ajo private.

Nga ana tjetër, moderatorja bukuroshe ka zbuluar se më datë 11 janar do të jetë puntata e fundit për këtë sezon, dhe sigurisht që do të ketë plot surpriza dhe do të mbyllet bukur si një spektakl i vërtetë, ashtu siç Luana Vjollcës i ka hije.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Greca është larguar nga skuadra e Gjilanit që drejtohet…