Luana Vjollca tregon vendimin e fundit që ka marrë “Nuk kthehem më”
31 janar 2019
| 13:13
Një nga femrat më aktive në rrjete sociale, Luana Vjollca e cila përveç moderimit ka testuar veten edhe në tregun muzikor, së fundmi në postimin e saj në Instastory ajo ka shprehur lodhje duke thënë se së shpejti do bëjë pushime.
Orët e gjata të punës, madje deri në mëngjes, duket se e kanë lodhur Luanën.
“Kur t’i marr pushimet, pa një muaj nuk kthehem”, shkruan Luana, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë larg të gjithëve dhe jo aktive për plot një muaj. Nuk dihet ende se kur do ta bëjë këtë shkëputje Luana.