Luana Vjollca zgjedh mënyrën më “cool” për të shkuar për të votuar
25 prill 2021
| 16:24
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka bërë sot një postim paksa të çuditshëm në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet me veshje plazhi në natyrë.
“Rrugës për votim,” shkruan bukuroshja me nota humori. Më pas, e ka konfirmuar që në fakt pjesën e votimit e kishte seriozisht, teksa ka ndarë një video në InstaStory duke shkuar me makinë për të bërë zgjedhjen e saj.
“A ju thashë që jam rrugës për të votuar?” shkruan moderatorja e njohur. Nga ana tjetër kujtojmë se Luana ka paralajmëruar më herët se së shpejti do të vijë me projekte të reja, dhe të gjithë ne po i presim me padurim!