Luanët e detit po sulmojnë njerëzit
18 dhjetor 2017
| 10:50
Një pjesë e gjirit të San Franciskos është mbyllur pas dy sulmeve të rralla nga luanët e detit. Një burrë u kafshua në zonën e gjoksit, një ditë pasi një burrë tjetër pësoi një lëndim të rëndë në krah gjatë kësaj jave.
Parku ujor i San Francisco do të qëndrojë i mbyllur deri në fillim të javës së ardhshme, kanë njoftuar autoritetet, duke sugjeruar se vetëm një kafshë ishte përgjegjëse për sulmet.
Megjithëse e pazakontë, qendra lokale e gjitarëve ka njoftuar se ka pasur 10 sulme të tilla gjatë një periudhe trevjeçare.