Luanët e Kosovës ndihmojnë të prekurit nga vërshimet

09 shkurt 2023 | 18:06

Sot, karvani i Luanëve të Kosovës nga Lions Club International(LCI) Prishtina, LCI Peja  LCI Istogu, LEO Prishtina dhe LEO Peja shpërndan ndihmë për te prekurit nga vërshimet në komunën e Skenderajt të Klinës, Istogut dhe Pejës.

Struktura e ndihmës përbëhej nga pako familjare që përfshinte pako higjienike, pako ushqimore dhe batanije si dhe pako me veshmbathje që përfshinë çizme, pelerine dhe doreza e që dedikohen për Drejtoritë komunale të Emergjencave.

Përfituesit kryesor ishin familjet më të atakuara në komunën e Skenderajt me 55 pako familjare, dhe 20 pako veshmbathje për Drejtorinë komunale të Emergjencës, në komunën e Klinës me 15 pako familjare, dhe 20 pako veshmbathje për Drejtorinë komunale të Emergjencës, në komunën e Istogut me 25 pako familjare dhe 20 pako veshmbathje për Drejtorinë komunale të Emergjencës dhe në  komunën e Pejës me 13 pako familjare..

Këto ndihma u siguruan nga Granti i Lions Club International Fondation Nr.EMR22194/UND dhe i administruar nga LCI Prishtina dhe u mbështet nga disa kompani vendore EVKO Shpk, ARMAKOS Shpk, BESA Consulting, BSC All In One.

Aktiviteti ne teren  u përkrah pa rezervë nga kryetaret dhe Drejtorit komunale. Këtu falënderojmë kryetarin  e Skenderajt z. Nura, dhe kryetaret  e drejtorit komunale të Klinës, Istogut dhe Pejës.

Karvani i Luanëve të Kosovës nga Lions Club International(LCI) Prishtina, LCI Peja  LCI Istogu, LEO Prishtina dhe LEO Peja, falënderojnë  TV Fontanen e cila përcolli aktivitetin tonë vullnetar në këtë komunë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FERMA “RINORI” me pronar Blerim Behramin, shpall të pavlefshme certifikatën…