![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/640-0-wqfqw3f2ff-1699727743.png)
Luani arratiset nga cirku në Itali, kryebashkiaku jep alarmin: Qëndroni brenda banesave!
Një luan u arratis nga cirku ditën e sotme në Viale Mediterraneo në Ladispoli të Italisë.
Kryetari i Bashkisë paralajmëroi menjëherë qytetarët, edhe përmes rrjeteve sociale duke u bërë thirrje të qëndrojnë brenda.
“Kafsha u gjurmua menjëherë në rrjedhën e ujit ngjitur. Stafi i cirkut po kryen operacionet e kapjes, me mbështetjen e policisë që ndërhyri menjëherë në vend”, shkroi Alessandro Grando.
Pikat e kontrollit, një helikopter policie dhe shumë forca të zjarrfikëses dhe policisë janë parë rreth zonës.
Veterinerët kanë ndërhyrë dhe e kanë vënë në gjumë pasi e kanë qëlluar me një plumb anestezik. Më pas, u vendos në një barelë dhe u imobilizua me rripa përpara se të kthehej në kafaz.
Po vijojnë hetimet për të kuptuar nëse luani kujdeset në përputhje me rregullat për mbrojtjen e kafshëve, nëse dokumentet e pronësisë janë në rregull dhe gjithashtu nëse janë ndjekur masat e sigurisë për të shmangur “arratitë” nga përgjegjësit e cirkut.