Luani fillon terapinë për kancerin e lëkurës në një spital për njerëzit
14 maj 2019
| 11:00
Një luan po merr trajtim për kancerin e lëkurës në një spital për njerëzit në Afrikën e Jugut. Luani 16-vjeçar me emrin ‘Kaos’ ka hyrë në spitalin privat nga dera e pasme për të mos u frikësuar nga njerëzit.
Luani 258 kilogramë u trajtua nga një ekip prej pesë radioterapistë dhe një onkolog në një mjedis të pazakontë pasi nuk ka objekte të rrezatimit për kafshët në Afrikën e Jugut.