Luani ishte njëri nga shumë të rinj që iu bashkua UÇK-së për ta mbrojtur vendin
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar dëshmorin Luan Haradinaj.
“Në 23-vjetorin e rënies heroike në njërën nga betejat e para të UÇK-së kundër forcave serbe, kujtojmë e nderojmë luftën e dëshmorit, Luan Haradinaj”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Luani, i rritur e i edukuar në një familje të dëshmuar patriotike që dha shumë për Kosovën, ishte njëri nga shumë të rinj që me guximin dhe atdhedashurinë iu bashkuan radhëve të UÇK-së në fillimet e saja për mbrojtjen e vendit, duke qenë të vetëdijshëm që pa gjak nuk ka liri. Lavdi dëshmorit Luan Haradinaj, lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka thënë kryetari Jashari.
Në 23-vjetorin e rënies heroin Luan Haradinaj e kanë përkujtuar edhe liderët e institucioneve të vendit dhe ata të partive politike, si dhe shumë bashkëluftëtarë të tij.
(M.Q / Epoka e re)