
Luani kafshon në qafë një burrë në Shqipëri
Një video e pazakontë po qarkullon në Shqipëri në rrjetet sociale ku shihet një burrë i cili është sulmuar dhe kafshuar në kokë nga një luan.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet tregojnë momentin kur burri i afrohet luanit me qëllim për ta përkëdhelur, dyshohet për realizimin e një videoje për rrjetet sociale.
Në një çast, luani reagoi duke i ngulur dhëmbët në zonën e qafës dhe kokës së burrit.
Luani ndodhej në ballkonin e një banese private. Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme e pronarit të kafshës, i cili goditi luanin për ta larguar, bëri të mundur që burri të shpëtojë pa marrë lëndime serioze, raporton Euronews Albania.
Ndërkohë nuk dihet vendi ku është filmuar video, pse mbahet një luan në shtëpi private dhe nëse autoritetet janë të informuara për gjendjen e luanit dhe burrit të lënduar.