Luani, krenar me Ardianin, hyri në ring dhe e përqafoi

29 shtator 2024 | 12:11

Boksieri shqiptar, nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, e ka fituar meçin për WBO Intercontinental, kundër boksierit nga Uganda, Saul Ivan Male.

Krasniqi fitoi në çerekun e parë me një goditje të fuqishme, ku kundërshtarin e rrëzoi në tokë pa i dhënë mundësi që të ngrihej.

E Luani nuk kishte si të mos e përgëzonte nipin për këtë fitore të merituar, raporton Klankosova.tv.

Ai hyri në ring, ku dhe përqafoi Ardianin me buzëqeshje të madhe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Në një fjalim të detajuar…