Lubizhda e Prizrenit bëhet me qendër mjekësore funksionale
19 shtator 2019
| 14:24
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, kanë bërë përurimin e punimeve për ndërtimin e njësisë së re shëndetësore në Lubizhdë, ku të pranishëm ishin edhe stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), stafi i kësaj njësie familjare si dhe banorët e këtij rajoni.
Nëpërmjet punimeve të realizuara, kjo njësi tanimë i plotëson të gjitha kriteret për të qenë njësi shëndetësore funksionale dhe i posedon të gjitha pajisjet dhe aparaturat e nevojshme, nëpërmjet të të cilave banorët e fshatit Lubizhdë, por edhe ata të fshatit Skorobisht e të rajonit, do të marrin shërbime shëndetësore primare të kualitetit të lartë.
/Epoka e re/