
Luca Zidane huazohet te Baseli
04 prill 2019
| 17:29
Zinedine Zidane aktivizoi të birin, Luca, si titullar në sfidën e të dielës në mbrëmje ndaj Huescas, ndërsa pas takimit konfirmoi besimin te cilësitë e tij.
Megjithatë, duke parë konkurrencën e fortë me emra si Courtois dhe Navas, Luca Zidane pritet të huazohet sezonin e ardhshëm te Baseli, për të luajtur rregullisht dhe fituar përvojë.