Lucas Hernandez: Jam i lumtur te Bayerni
21 gusht 2022
| 14:45
Mbrojtësi i Bayern Munich, Lucas Hernandez është i lumtur në “Allianz Arena”.
Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën zëra se francezi po kërkohet nga Paris Saint Germain.
Por, është vet lojtari që ndjehet i lumtur në ekipi bavarez.
“Jam shumë i lumtur këtu. Më kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata ime dhe kur të vijë koha do të flas me familjen dhe agjentin tim. Por siç e kam thënë gjithmonë, jam shumë i lumtur këtu, kështu që pse të mos qëndroj më gjatë?”, ka thënë ai për një medie gjermane.
Hernandezi ka kaluar nga Atletico Madrid te gjiganti gjerman në vitin 2019.