Lucescu: Nuk do të largohem nga Kievi, s’jam frikacak
24 shkurt 2022
| 15:30
Mircea Lucescu, trajneri i Dymano Kyiv, ka komentuar situatën që po ndodh në Ukrainë. Ushtria ruse është futur në këtë vend dhe gjithçka është në kaos.
“Të gjitha aktivitetet sportive në Ukrainë janë pezulluar për 30 ditë. Nuk do të largohem nga Kievi për t’u kthyer në Rumani, nuk jam frikacak. Shpresoj që këta njerëz të mëdhenj pa tru ta ndalin këtë luftë. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ishte e mundur”, ka thënë Lucescu.