Luciano Spalletti nesër mund të zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë!

18 gusht 2023 | 15:32

Sipas të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, trajneri italian Luciano Spalletti është afër shpalljes si trajner i Italisë, gjë që mund të ndodhë nesër (e shtunë), pavarësisht polemikave me Napolin.

Pasi Napoli ka fituar kampionatin italian, 33 vjet pas herës së fundit, trajneri është larguar nga posti për të kryer një pushim, por përfundoi duke përfshirë një klauzolë në marrëveshje që do të nënkuptonte pagesën e një milion eurove, nëse do të kishte ndonjë lloj mos- pajtueshmërinë, domethënë nëse ai kthehej në punë.

Për momentin, klubi napoletan i drejtuar nga Rudi Garcia është i revoltuar dhe presidenti Aurelio de Laurentiis ka rikujtuar tashmë marrëveshjen, që mund të aplikonte për trajnerin e ri të ardhshëm të Italisë.

Sipas të njëjtit burim, marrëveshja mund të ndodhë që në këtë të premte, e paralajmëruar të shtunën, me prezantimin zyrtar vetëm të hënën. Përveç kësaj, Spalletti do të shërbejë edhe si mbikëqyrës i ekipeve U-21 dhe U20 të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari ka  vendosur të largohej nga PSG-ja duke firmosur në…