Lushtaku: Populli ka filluar t’i jap shuplakat e para këtij pushteti arrogant e manipulues
29 korrik 2023
| 12:36
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku, përmes një videoje ka treguar se dje ka qenë seanca e fundit e sesionit pranveror në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Lushtaku, ka listuar disa që sipas tij janë mashtrimet dhe dështimet e Qeverisë, e cila njihet si ‘’Qeveria e rrenave’’.
“Populli ka filluar t’i jap shuplakat e para këtij pushteti arrogant e manipulues. Së bashku me skandalet e dështimet e tyre, shuplakat e popullit do vazhdojnë që nga shtatori e tutje.’’ ka shkruar krahas videos deputeti.
Më poshtë videoja, ku Lushtaku flet për dështimet dhe skandalet e Qeverisë./Reporteri.