Lufta dhe dhuna i kushton çdo personi në planet 5 dollarë në ditë
Cili është çmimi i paqes? Ose e thënë ndryshe, sa më mirë do të jetonim në një botë ku konfliktet e armatosura do të shmangeshin.
Rreth 14.4 trilionë dollarë në 2019, sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe. Kjo do të thotë se çdo person në planet paguan rreth 5 dollarë në ditë.
Për t’i kuptuar gjërat më qartë, 689 milionë njrerëz, mbi 9% e popullatës së botës, jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë, sipas shifrave të bëra publike nga Banka Botërore, duke nënvizuar ndikimin e mundshëm që mund të kenë aktivitetet që mundësojnë ose inkurajojnë paqen.
Pak më shumë se 10% e PBB-së globale po shpenzohet për kontrollin, parandalimin dhe trajtimin e pasojave të dhunës.
Si 1.4 milionë vdekjet e shkaktuara nga dhuna çdo vit, konflikti pengon zhvillimin ekonomik, shkakton destabilitet, zgjeron pabarazinë dhe gërryen kapitalin njerëzor.
Në një raport të titulluar “Vlera ekonomike e paqes 2021”, IEP thotë se për çdo vdekje nga konflikti i dhunshëm, 40 herë më shumë njerëz mbetën të lënduar. 10 vendet më të prekura në botë po shpenzojnë deri në 59% të PBB-së së tyre për të trajtuar efektet e dhunës.