Lufta, e cili ziente për më shumë se 30 vjet, përfundoi për dy ditë me fitoren e Azerbajxhanit
Grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët, ndërsa ushtria azerbajxhanase nërprenë operacionin antiterrorist, me ç’rast edhe e shpall të mbyllur këtë luftë.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët dhe se u ndal operacioni antiterrorist i ushtrisë së Azerbajxhanit.
Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se grupet e armatosura armene në Karabak dorëzuan armët dhe se u ndal operacioni antiterrorist i ushtrisë së Azerbajxhanit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se është arritur marrëveshje për ndalimin e operacionit antiterrorist me përmasa lokale duke marrë parasysh aplikimin që përfaqësuesit e popullatës armene të Karabakut kanë kryer përmes Forcave Ruse të Paqes.
Në deklaratë përfshihen këto pika lidhur me marrëveshjen:
– Njësitë e armatosura armene që ndodhen në rajonin Karabak të Azerbajxhanit dhe grupet e paligjshme të armatosura armene po dorëzojnë armët dhe po çarmatosen plotësisht duke u larguar nga pozicionet e tyre luftarake dhe fortifikimet e tyre. Njësitë e armatosura të Armenisë po tërhiqen nga territoret e Azerbajxhanit ndërsa grupet e paligjshme të armatosura armene po shpërbëhen.
– Paralelisht po dorëzohen të gjitha armët, municionet dhe mjetet e rënda
– Sigurohet që proceset e sipërpërmendura të kryhen në koordinim me Forcën Ruse të Paqes
Ndërsa në një deklaratë nga administrata e Presidencës së Azerbajxhanit u njoftua se nesër në qytetin Yevlah do të mbahet një takim me përfaqësuesit e popullatës armene në Karabak, ku do të diskutohen çështjet e ri-integrimit.
Pra kjo luftë, i cili ziente për më shumë se 30 vjet, përfundoi në dy ditë me fitoren e Azerbajxhanit dhe rivendosjen e kontrollit mbi territorin e tij të njohur ndërkombëtarisht..
Armenët e Karabakut kishin refuzuar ofertën e paqes të vitit 1997 dhe formulën e paqes të Parimeve të Madridit të vitit 2009, dy marrëveshje këto të cilat i jepnin status të përkohshëm dhe do ta kishin transferuar gradualisht Karabakun nën kontrollin Armen…
Armenëve ju kishte garantuar zbatimi i Parimeve të Helsinkit 1975 për mos ndryshimin e kufijve me dhunë dhe të drejtën e vetëvendosjes së popujve, të cilën e kishin refuzuar.
Nacionalistët armenë refuzuan në 2009 por u paralajmëruan se nëse refuzonin marrëveshjen do të humbnin gjithçka një ditë.. Ajo ditë është sot…. Dhe sot Armenët e Karabakut, kanë pranuar të gjitha kushtet e Azerbajxhanit, përfshirë dhe transferim të kontrollit të këtij territori.