‘Lufta’ e emigrimit të paligjshëm një nga sfidat më të mëdha, Biden viziton kufirin SHBA-Meksikë

09 janar 2023 | 15:28

Joe Biden ka ecur përgjatë kufirit ShBA-Meksikë në Teksas për të parë nga afër një nga çështjet më të mëdha të presidencës së tij.

Ai ka vizituar një qendër emigrantësh në El Paso dhe u bashkua me agjentët e Patrullës Kufitare në një vizitë në një pjesë të murit kufitar.

Numri i kalimeve të emigrantëve është rritur në muajt e fundit, duke e vendosur presidentin demokrat në shënjestër të akuzave se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për sigurinë.

Javën e kaluar, ai ka njoftuar masa më të ashpra për të zgjeruar kombësitë e atyre që mund të kthehen në Meksikë.

Ndërsa guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se Bideni po dështon në zbatimin e ligjeve të imigracionit.

“Ju keni shkelur detyrimin tuaj kushtetues për të mbrojtur shtetet kundër pushtimit përmes ekzekutimit besnik të ligjeve federale”, ka shkruar ai në një letër të cilën ia dorëzoi presidentit pas mbërritjes së tij.

Partia e guvernatorit ka thënë se synon të përdorë kontrollin e saj të sapo fituar të Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar trajtimin e imigracionit nga ana e administratës Biden.

Vizita e Bidenit, e para e tij që kur u bë president dy vjet më parë, pritej të përfshinte gjithashtu takime me zyrtarë kufitarë për të diskutuar migrimin dhe rritjen e trafikut të fentanilit dhe opioideve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga janari deri në tetor të vitit 2022, 1 mijë…