Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare

24 qershor 2020 | 23:16

Kryeministri Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët, janë njoftuar të mërkurën nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi.

Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë…