Lufta Izrael – Palestinë, Sunak në favor të zgjidhjes me dy shtete

14 dhjetor 2023 | 11:53

Kryeministri Rishi Sunak ka ripohuar mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete pasi Tzipi Hotovely, ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuar  ka kundërshtuar një plan të tillë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë se ende beson në zgjidhjen me dy shtete për Izraelin dhe Palestinën.

“Qëndrimi ynë prej kohësh nuk ka ndryshuar, ne besojmë se zgjidhja me dy shtete është rezultati i duhur. Ajo që po ndodh është tepër shqetësuese. Unë kam thënë vazhdimisht se shumë njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën. Askush nuk dëshiron që ky konflikt të zgjasë”, ka thënë ai.

Ai ka mbështetur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur dhe shtoi se i kishte thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu javën e kaluar se Izraeli duhet të mbrojë civilët.

Kjo pason intervistën e Hotovely me Mark Austin të mërkurën kur u pyet për zgjidhjen me dy shtete.

“Absolutisht jo. Izraeli e di sot, dhe bota duhet ta dijë tani se palestinezët kurrë nuk kanë dashur të kenë një shtet pranë Izraelit”, ka thënë ajo. /Abcnews

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare e njohur për stilin…