Lufta kundër koronavirusit, Fajoni thotë se vendet e Ballkanit po e suspendojnë demokracinë

16 prill 2020 | 13:00

Deputetja sllovene e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19.

Fajoni ka thënë se pezullimi i demokracisë nuk është një opsion në këto periudha të vështira që po kalon bota.

“U bëj thirrje autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve në mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për të luftuar përhapjen dhe ndikimin e COVID-19. Pezullimi i demokracisë nuk është opsion në këto periudha të vështira”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër COVID-19, dje ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka bërë thirrje që ekzekutivi kosovar t’i rikthehet Kushtetutës, pasi siç ka shkruar ajo nuk mund të iu caktohet njerëzve edhe ora kur mund të dalin jashtë shtëpive të tyre.

Një masë e tillë e qeverisë Kurti është kritikuar shumë, duke u cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, njëjtë sikurse vendimi paraprak që kufizonte lëvizjen e njerëzve.

Duke parë një situatë të tillë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një iniciativë për hartimin e një ligji për luftën kundër COVID-19, meqenëse kufizimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve me vendim të Qeverisë nga Gjykata Kushtetuese është cilësuar si shkelje kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha, ka…