“Lufta” me domate, mijëra persona marrin pjesë në festën tradicionale
30 gusht 2019
| 11:13
Mijëra njerëz morën pjesë në luftën tradicionale të domates në qytetin Bunyol, Spanjë, duke i hedhur njëri-tjetrin domate.
Organizatorët e festimit thanë se u hodhën 145 ton domate mbi të pranishmit, duke e shndërruar qytetin në një det me ngjyrë rozë dhe të kuqe.
Disa mbanin syze mbrojtëse dhe disa ndërtesa ishin të veshura me pëlhurë për të mbrojtur muret e tyre.