“Lufta NATO-Rusi çon në humbjen e pashmangshme të Kremlinit”

25 prill 2024 | 20:39

Ndërkohë që skenarët për Ukrainën sa vijnë e bëhen më të zymtë, ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, deklaron se një luftë e Rusisë me NATO-n do të çonte në humbje të Kremlinit.

Madje sipas Sikorskit ky do të ishte rezultati i pashmangshëm.

“Nuk është Perëndimi, pra NE që duhet të trembemi, por e kundërta. Ja vlen të kujtohet kjo dhe jo për të rritur ndjesinë e kërcënimit te rusët, pasi NATO është një pakt mbrojtës, por për të treguar se një sulm nga rusët ndaj njërit prej anëtarëve të saj do të përfundonte në humbje të pashmangshme”, është shprehur Sikroski gjatë një fjale në dhomën e ulët të parlamentit polak.

Sipas tij, aleanca ushtarake perëndimore ka 3 herë më shumë personel ushtarak dhe resurse ajrore, dhe 4 herë më shumë luftanije se Rusia.

Sipas tij, shpresa e vetme e presidentit rus, Vladimir Putin, është mungesa e vendosmërisë së Perëndimit, diçka për të cilën Polonia dhe vendet balltike kanë shërbyer si nxitës.

Kremlini: Armët bërthamore në Poloni, shënjestër legjitime

Çdo armë bërthamore e NATO-s që do të pozicionohet në Poloni do të konsiderohet shënjestër legjitime e Moskës, në rastin e një përplasje me aleancën.

Rusia u kujdes ta bënte të qartë diçka të tillë përmes deklaratave të përsëritur si nga zv.ministri i jashtëm Sergey Ryabkov, ashtu edhe zëdhënësja Maria Zakharova.

Reagimi erdhi pasi presidenti polak Andrej Duda shprehu gatishmërinë për të mirëpritur armë bërthamore të shteteve të tjera anëtare, mes kërcënimeve në rritje nga Moska.

“Duket sikur Varshava po përpiqet me çdo kusht të tërheqë edhe më shumë vëmendje nga planifikuesit ushtarak të Rusisë. Siç mund ta merrni me mend nuk është e vështirë të kuptohet se në rastin e shfaqjes së ndonjë arme bërthamore amerikane në territorin polak, objektet në fjalë do hynin menjëherë në listën e shënjestrave legjitime për t’u shkatërruar, në rastin e një konfrontimi direkt me NATO-n”, u shpreh Zakarova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veprim i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance të…