Lufta në Izrael | E reja nga Maqedonia e Veriut në mesin e pengjeve të Hamasit
Hamasi ka marrë peng një vajzë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga Zëri i Amerikës në Maqedoni.
Mësohet se 19-vjeçarja, Naam Levy, është rrëmbyer më datë 7 Tetor gjatë ndërhyrjes së anëtarëve të Hamasit në Izrael. Informacioni për rrëmbimin e të resë është dhënë nga Rashel Levi Drumer, pedagoge me origjinë maqedonase në Izrael, e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.
Sipas të dhënave të dërguara nga të afërmit e vajzës, stërgjyshja e Gracia Bivas ka lindur në Maqedoni në vitin 1893, në familjen e Haim dhe Sara Bivas.
Gjyshja, si vajzë, rreth vitit 1900, shkoi në Izrael ku ndër vite themeloi një familje. Vajza Naama Levi është një nga pasardhësit e saj.
Pedagogia thotë se 19-vjeçarja është gjallë dhe se ka foto që tregojnë se ajo është dhunuar.
“Ka fotografi që është gjallë, por shihet edhe se është dhunuar. Kërkohet ndihmë për të parë nëse mund të bëhet diçka me faktin se ai ka rrënjë maqedonase. Kjo është ajo për të cilën jam duke punuar tani”, ka thënë pedagogia për Zërin e Amerikës.