Lufta në Kosovë dhe rrëzimi i qeverisë Kurti 2
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Kosova, në luftë me probleme të mbijetesës: Kohëve të fundit, nga dy persona kryesorë në Kosovë, i pari, kryeministri Albin Kurti dhe, e dyta presidentja e kryeministrit Kurti, Vojsa Osmani, me të madhe po flasin për një luftë të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës. Jo se Kosova është e interesuar që të bëjë luftë sepse është jashtëzakonisht e angazhuar në luftën e Ukrainës sikur edhe të zgjidhjes së krizave tjera globale por se Serbia, e armatosur nga Rusia, Kina dhe me bajraktarët (dronët) e Erdoganit, seriozisht po e rrezikon paqen botërore dhe Kosovën. Po flitet për hapjen e “frontit rus” në Kosovë e që ka gjasa të ndodhë për aq sa Kosova do ta hapë “frontin kosovar” në Tanzani.
Kërcënimet për luftë janë manipulative dhe bëhen për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet e brendshme me të cilat Kosova, kryesisht për shkak të krizës globale po përballet, kurse qeveria Kurti 2 nuk po gjen zgjidhje andaj, si gogol për qytetarët po e përdorë luftën të cilën, as nuk e duan dhe as nuk janë në gjendje ta bëjnë dhe nuk kanë pse ta bëjnë. Përveç nëse nuk e kanë pasur si lektyrë qeveritare Don Kishotin e Mançës të Servantesit dhe duan të bëjnë luftë me mullnjtë e erës. Edhe propaganduesit më të mëdhenj të luftës sikur kryeministri Kurti, presidentja e Kosovës, Vojsa Osmani dhe ndonjë pigmej politik a institucional që mundohen të rriten duka iu llaskucavë udhëheqësve supremë e kanë të qartë se në Kosovë nuk ka luftë edhe në rast se një rreshter i NATO-s, nëse mbetet si mohikan i fundit i NATO-s në Kosovë, në vend të armatimit, në vig të rrobave do i vendosë një palë brekushe me akronim të NATO-s, Serbia nuk do të guxojë të mësyjë Kosovën. Luftë në Kosovë mund të bëhet vetëm me marrëveshje dhe pëlqim të fuqive të mëdha në rast se për arritjen e një marrëveshjeje politike, kërkohet një luftë e dirigjuar dhe e kontrolluar duke lejuar forcat e njërit apo tjetrit shtet të marrin nën kontroll një territor të caktuar e që me marrëveshje është paraparë t’i takojë shtetit të caktuar. Në rastin konkret, hipotetikisht vlen për Serbinë të cilës do t’i lejohej një ndërhyrje e kufizuar ushtarake për të futur nën kontroll territore të caktuara të Kosovës për të cilat pastaj do të bisedohej për të imponuar një zgjidhje politike. Ndryshe, Serbia as nuk është e gatshme e as nuk ka forcë ta mbajë nën okupim një territor të Kosovës, nëse nuk e ka pëlqimin e fuqive të mëdha. Në anën tjetër, në qeverinë aktuale Kurti 2 nuk mund ta gjeni asnjë ministër që do të jetë i gatëshm të luftojë në mbrojtje të Kosovës, sepse nuk e kanë mbrojtur kur ka qenë koha (disa për shkak të moshës, disa për shkak të prapanicës së madhe, disa se me mish dhe me shpirt kanë qenë kundër luftës dhe UÇK-së) e që ta mbrojnë tani! Nëse në këtë qeveri keni ministra që haptasi janë kundër UÇK-së duke e krahasuar me mercenarët, nëse në qeveri keni ministra që haptasi e shfaqin gëzimin për burgosjen e udhëheqësve kryesorë të UÇK-së e pas luftes udhëheqës kryesorë të institucioneve të Kosovës, atëherë është joserioze të flitet për një luftë në Kosovë por më shumë mund dhe duhet të flitet për karrieristë dhe përfitues politikë, në saje të sakrificave të të tjerëve. Nëse luftën e konsideroni si luftë virtuale me play – station, folni për luftën. Kush e ka përjetuar luftën është shumë i kujdesshëm kur flet për luftën. Prandaj, jam i sigurt se në Kosovë nuk do të ketë luftë me Serbinë (ushtarake) kurse lufta politike thuaja do të jetë e përhershme. Gjysma e qeverisë ka shtetësi të dyfishtë apo të trefishtë, janë biseksualë politikë dhe qeveritar; në rastin e rrezikut më të vogël e kanë strehën e sigurt për kokën dhe prapanicën e tyre. Ma gjeni një deputet nga pozita (hiç këtu ata që kanë luftuar por se tani, as mosha e as shëndeti nuk ua mundëson një përbellje ushtarake) që do të bënte një sakrificë, qoftë edhe heqja e një mëditjeje apo shpenzimet për karburante, e lëre më për luftë. Lufta është sport shumë i rëndë siç thotë, me të drejtë, Ramush Haradinaj që asnjëherë, personalisht dhe familjarisht nuk e ka ndalë luftën me Serbinë, deri në kohën kur Kosova u lirua e jo u çlirua! Kosova po përballet me probleme të natyres ekzistenciale si; gjendja e vështirësuar ekonomike, një arsim analfabetar, një shëndetësi që mbështetet në fall sepse ministri është i tillë, probleme të furnizimit me rrymë sepse e kemi një ministre diletante, probleme me punësim sepse e kemi një ministre që më shumë angazhohet për punësim në Utar Pradesh (Indi), se në Kosovë, probleme me politikë të jashtme sepse e kemi një ministre që vuan nga fatamorgane (mendon se vërtet është ministre për punë të jashtme), një ministër për kulturë kur komunikimi ndërinstitucional dhe debatet në Kuvendin e Kosovës janë të barazvlefshëm me një prostitucion intelektual dhe ministri tjera, aspak mbi nivelin e këtyre që i përmenda. Përkundër të gjithave, nuk ka asnjë dorëheqje morale e lëre më materiale apo shkarkim, jo se jo. Faktori ndërkombëtar vazhdimisht po deklaron se në Kosovë nuk do të ketë luftë në kohën kur ata janë zotët e luftes dhe të paqes; kur duan e bëjnë luftën dhe kur duan e inprovizojnë paqen, deri në luftën e radhës. Fleni desh e dathë sa i përket rrezikut të luftës dhe, në mungesë të rrymës, nëse nuk keni mundësi të bleni 10 metra dru (si zëdhënësi i KEK-ut), dhe shkaku se tërë rrymën po e shpenzojnë xhoistikët, përdorni një metodë tradicionale për t’u ngrohur e që me shumë sukses e kanë përdorur indianët e Amerikës, fleni bashkë dhe fërkohuni bashkë, pozitë dhe opozitë!
A do të rrëzohet qeveria Kurti 2: Gjithashtu, për t’i ikur përgjegjësisë për gjendjen e rëndë e për të cilën nuk e ka tërë përgjegjësinë qeveria Kurti 2 (një pjesë e përgjegjësisë është për shkaqe globale, një pjesë për shkaqe të trashëguara nga paraardhësit kurse pjesa e mbetur është e qeverisë Kurti 2) në vazhdimësi po flitet nga rreziku i rrëzimit të qeverisë Kurti 2. Më së shumti flitet nga ata që aksidentalisht janë bërë deputetë, ministra apo bartës të posteve që, në rrethana normale nuk do të kishin mundësi as t’i nuhasnin ato poste. Flitet për konspiracione e pallavra tjera në kohën, që nga koha e Ali Bungut e deri më sot Kosova nuk ka pasur opozitë më të lodhur, të mbaruar fare dhe krejtësisht impotente për ta rrëzuar qeverinë. Madje, e them me përgjegjësi se, as LDK-ja e as PDK-ja nuk e kanë as gatishmërinë më të vogël ta rrëzojnë qeverinë Kurti 2, edhe nëse do ta kishin mundësinë. Politikisht, asnjë parti serioze nuk do të ishte aq e marrë që ta merr qeverinë dhe qeverisjen në këtë kohë dhe në këto kushte. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike ndërkaq që politikanët duan të jetojnë dhe qeverisin gjatë. Hipotetikisht mund të flitet për një koalicion, ose tash (nëse ua shtrëngojnë lakun për nënshkrimin e një marrëveshjeje me marrjen e vendimeve të vështira), ose pas zgjedhjeve, nëse deri atëherë nuk nënshkruhet marrëveshja. Mendoj se një koalicion i mundshëm mund të jetë midis LV-së dhe LDK-së me ç’rast Lista Guxo do të shkonte në recycle been dhe mbetjet e grimcosura si dhe hiri i krematoriumit politik do t’i bashkohen LDK-së. Në rrethana aktuale LV-ja kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. Albin Kurti ka fituar me 51% të votave dhe nuk është e drejtë dhe e moralshme të rrëzohet nga pushteti. Mirëpo, e vërteta është se Albin Kurtin mund ta rrëzojë Albin Kurtin dhe tjetër mundësi nuk ka. Nuk ka as vullnet nga opozita ta bëjë këtë dhe opozita aktuale nuk do të pranojë pushtet përmes rrëzimit të qeverisë Kurti 2. Mirëpo, më këta deputetë që i ka LV-ja dhe me këta ministra, tepër gjatë i ka shkuar. Situata vetëm sa po bëhet më e rëndë e që po i bëhet si gur për qeverinë aktuale. Nuk e besoj se bisedimet me Serbinë apo marrëveshja eventuale, qoftë edhe më e pafavorshme për Kosovën do ta nxisë opozitën ta rrëzojë qeverinë Kurti 2 aq më parë që ndërkombëtarët nuk duhet të shpenzojnë shumë mund dhe para për ta bindur opozitën që të notojë në të njëjtat valë me pozitën. E kanë recetën e provuar dhe stërpërdorur çdo herë kur kanë nevojë. Qindpërqind kanë qenë të suksesshëm. LV-ja e pozitës është e kundërta e opozitës së dikurshme të LV-së; si opozitë kundërshtonin çdo gjë, si pozitë arsyetojnë çdo gjë! Kjo i kushton shumë Albin Kurtit. Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij e rrezikojnë injorantët e tij, qoftë deputetë apo ministra që janë shpërndarë, si metastaza në të gjitha poret e shoqërisë dhe sistemit. Gabimi kryesor ka qenë se Albin Kurti, pasi ka fituar aq shumë pushtet nuk ka pasur mbushje partiake cilësore për ta mbushur këtë pushtet prandaj është mjaftuar me arrnimin e posteve të një shtofi kualitativ, me arrna të stërpërdorur. Po kjo ishte zgjidhja e Albin Kurtit dhe këta mund t’i hajnë kokën politike. Po e them se Albin Kurtin mund dhe do ta rrëzojë vetëm Albin Kurti. Sa për LDK-në e sotme dhe PDK-në e sotme, Albini lirisht mund të fle pa asnjë brengë për humbje të pushtetit. Kurse, llaskucët që e rrethojnë dhe himnizojnë Albinin se po e palon këtë dhe këtë, në fund do të bëhen llaskucë të të tjerëve. Një herë llaksuc, gjithmonë llaskuc!
Çka po donë Bizmarku në Kosovë: Gjermanët e Sholcit po mundohen ta marrin flamurin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës duke barazuar Kosovën dhe Serbinë se të dyja vendet duhet të marrin vendime të vështira. Si Serbia kriminale në kohën e Millosheviqit, super kriminale në kohën e Vuçiqit sikur Kosova që e ka pësuar dhe po e pëson nga ky kriminalitet dhe superkriminalitet i regjimit të Serbisë. Fillimisht e hedhin në treg kornizën e re të bisedimeve dhe marrëveshje si ajo midis dy gjermanive (tash është një Gjermani) dhe, kur ka kundërshtime distancohen nga autorësia. Tash, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë thotë se duhet të formohet Zajebnica por se ajo nuk mund të jetë Republikë e tretë në Kosovë. Mbase e ka ndonjë propozim se pas dhjetë (10) vjetëve kjo Zajebnicë mund të jetë si njësi federative apo konfederative e unionit Serbi – Kosovë! Shajzen është kjo punë!