Lufta në Kosovë e shtyri Rita Orën t’ju ndihmojë grave
Pak ditë më parë, Rita Ora ka bërë me dije se do të vijë në Kosovë gjatë prillit për një punë bamirëse.
Gjatë një interviste për “The Telegraph”, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka rrëfyer se si u largua nga Kosova, bashkë me familjen në mënyrë që të shpëtonin nga luftua.
Edhe pse Rita ishte vetëm njëvjeçare kur u largua nga vendlindja, ajo u shpreh se rikthimi në Kosovë ishte si të shkojë në shtëpinë e saj.
“Unë jam një kosovare krenare dhe një Ambasadore nderi për vendin tim. Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si pasojë e luftës që filloi kur ish-Jugosllavia u pushtua. Jam shumë mirënjohëse që jam në pozitën që jam tani dhe që kam pasur mundësinë që të rritem në një ambient të sigurt, e rrethuar nga familja ime. Është një luks që shumë persona në botë nuk e kanë dhe gjithnjë prindërit e mi më kanë mësuar që kurrë të mos harroj rrënjët e mia, ato më kanë bërë atë që jam sot. Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, Ora ka folur edhe për gratë në Kosovë dhe forcën e tyre për t’ia nisur nga e para.
“Diçka që më ka tërhequr vëmendjen që në fillim tek këto femra është se pavarësisht situatave të tmerrshme që kanë kaluar fuqia e tyre është për t’u admiruar. Mamaja ime është shembulli më i pabesueshëm se çfarë mund të arrijë një grua kosovare përballë fatkeqësive”.
“Rikthimi në Kosovë është si të shkoj në shtëpinë time. Të qenit kosovare është ajo që unë jam si femër, është ajo që unë përfaqësoj, është gjithçka që kam mësuar nga prindërit e mi, deri tek moralet që kam. Të jem në gjendje që të bëj diçka për vendin tim, dhe më e rëndësishmja për femrat kosovare, më bën shumë të lumtur”, ka thënë Rita Ora.