Lufta në Lindjen e Mesme | Libani sulmon me mbi 100 raketa Izraelin, lëndohet një person

08 tetor 2024 | 16:31

Libani sulmon me mbi 100 raketa në Izrael, ku u plagos një person.

Sulmi me 105 raketa ndodhi në qytetin verior të Izraelit të Haifës dhe zonën e Galilesë brenda një ore. Sipas deklaratës së IDF-së, raketat u hodhën nga Libani në dy breshëri Ushtria izraelite tha se shumë raketa u kapën ose ranë në zona të hapura, ndërsa të paktën dy ndërtesa në Kiryat Yam dhe Kiryat u goditën.

Shërbimet e urgjencës izraelite thanë se një grua 71-vjeçare u dërgua në spital për shkak të sulmeve libaneze.

Një burrë ekzaminon banesën e tij të dëmtuar që u godit nga një raketë e Hezbollahut e lëshuar nga Libani, në Kiryat Yam, Izraeli verior, më 8 tetor 2024. (AP Photo/Ariel Schalit)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të martën në…