Lufta në Ukrainë, arrihet marrëveshje për nëntë korridore humanitare
Në Ukrainë është arritur marrëveshje për të tentuar evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetet e Ukrainës përmes nëntë korridoreve humanitare të mërkurën (23 mars), ka bërë me dije zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.
Duke sinjalizuar se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurtë nga qendra e Mariupolit, ajo tha se njerëzit që dëshironin të largoheshin nga qyteti port i rrethuar do të gjenin transport në zonën e afërt të Berdyanskit.
Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.
Guvernatori Serhiy Gaidai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit sipas orës lokale.