Lufta në Ukrainë, disponimi i Macronit në tri fotografi

07 mars 2022 | 16:59

Presidenti i Francës, Emannuel Macron është njëri nga emrat më të përfolur të luftës së Ukrainës.

Derisa i gjithë Perëndimi u kujdes që t’i përgjigjet fort Vladimir Putinit përfshirë edhe Francën, Macron megjithatë  është njëri nga liderët e rrallë që ka ruajtur kontaktet me të.

Ai ia ka bërë disa telefonata Putinit, herën e fundit, të dielën, i shtyrë nga shqetësimi për centralin bërthamor në Zaporizhia, i cili ka rënë në duart e rusëve.

Macroni e ka marrë konfirmimin e Putinit se ky i fundit nuk e ka qëllim goditjen e centraleve nukleare.

Presidenti i Francës ndodhet edhe para një momenti vendimtar të karrierës së tij politike.

Në Francë do të mbahen zgjedhjet më 10 prill dhe Macroni ka fituar shumë mbështetje tek francezët me përpjekjet e fundit “frenetike” që po bën për të gjetur zgjidhje për luftën në Ukrainë.

Fotografitë e mëposhtme janë publikuar në mediumin “Nexta”, i cili është duke mbuluar intensivisht luftën në Ukrainë dhe janë shkrepur nga fotografi i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nuk ka marrë pjesë në seancën e parë të…