“Lufta në Ukrainë do të zgjerohet”, Kulla: Rusia po përgatitet që të marrë edhe një rajon të Gjeorgjisë
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se lufta në Ukrainë do të zgjerohet. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se shumë shpejt presidenti rus Vladimir Putin do të synojë territorrin e Osetisë, pjesë e Gjeorgjisë. Sipas tij, Moska synon të marrë të gjithë kontrollin e Detit të Zi.
“Rusia, Kina dhe aleatët e vet kanë zgjedhur të bëjnë një luftë ndryshe dhe ta hapin në shumë fronte. Në Azerbajxhan, rusët po përgatisin shembullin e bashkimit të këtyre 4 republikave të Ukrainës me Rusinë që votuan kësaj radhe në zgjedhjet ruse. Ata po përgatisin që të njëjtin shembull tani në Gjeorgji, atë që e njohim si Oseti jugore, e cila është e ndarë nga trupat ruse në konfliktin e 2008, të bëjnë një bashkim votash dhe atë pjesë dhe ta bëjnë Rusi. Nëse hyn në luftë me Gjeorgjinë, fronti që presim për punë muajsh është në jug të Detit të Zi, dhe presim që kjo lufta e Ukrainës të zgjerohet. Që të zyrtarizojë aneksimin e pjesës së Osetisë, kjo është zyrtare.
Plani ushtarak rus është që të marrë të gjithë kontrollin e Detit të Zi, të shkojë deri në Odessa sepse që të lidhet Transnistria ka nevojë për lidhje territoriale dhe ka vetëm rusët marrin Odesën. Prandaj Perëndimi po fuqizon të gjithë frontin jugor të Odesës sepse e ka kuptuar që është një pikë e dobët. Plani i Putinit është që Amerikës dhe Perëndimit t’i hapë shumë fronte. Pra në Odessa, në Gjerogji…Gisht nuk ka pasur në Izrael por Putin është shfrytëzuesi numër një i situatës sepse kjo gjë nuk ka nisur tani, por 10 vjet më parë. Kur filloi pranvera arabe, Rusia bëri një strategji për Mesdheun. U vendos në Siri, në Libi. Ajo që ne njohim si palestizë dhe Izrael, është mes këtyre dy vendeve.
Në veri ka Sirinë dhe në jug ka Egjiptin dhe Rusia ka interes të madh dhe luan si aktor në jugun e Mesdheut. Fuqitë tradicionale si Franca, Italia e humbën territorin dhe ajo që na paraqitet si një aleancvë në lindje të Evropës midis Turqisë dhe Rusisë për arsye të interesave të përbashkët si drithërat, nafta, gazi etj, në Libi dhe Siri na paraqitet si konflikt mes Turqisë dhe Rusisë. Perëndimi po vihet në krizë për shkak të numrit të madh të krizave. Duhet një Perëndim më i bashkuar. Kjo është arsyeja pse është zgjeruar NATO. Ndryshe nga Lindja që nuk është shumë problem puna e zgjedhjeve, në perëndim ndryshojnë realitetin politik.“, tha ai.