Lufta në Ukrainë do t’ia vështirësojë dimrin KEK-ut (video)

02 gusht 2022 | 22:58

Korporata Energjetike e Kosovës është në procesin e remontit të njësive të veta në mënyrë që të bëhet gati për dimër.

Kryeshefi ekzekutiv, Nagip Krasniqi, bën me dije se në tetor do të përfundojnë ndërhyrjet që gjatë stinës së ftohtë mundësisht të mos ketë telashe në prodhim.

“Do të bëjmë përpjekje maksimale t’i mbajmë njësitë në prodhim në kohën e konsumit maksimal”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

Kriza energjetike e rrit presionin te prodhuesi kryesor i rrymës, teksa këtë herë do të ketë edhe një sfidë shtesë.

“Sfidë tjetër është lufta në Ukrainë, pasi njësitë e Kosovës A janë të teknologjisë lindore dhe një pjesë të materialeve është vështirë të merren në këtë periudhë për shkak të bllokimit të rrugëve logjistike”, u shpreh Krasniqi.

Ky mohon se ka pasur keqpërdorime të subvencionit qeveritar për importin e rrymës, kur tregtia i kaloi KESCO-s që bleu më shtrenjtë, pasi çmimet në berzë në dhjetor kanë qenë më të ulëta se në janar kur ka importuar KESCO.

Bateritë e MCC-së nuk do t’i menaxhojë KEK-u, por megjithatë edhe këta kanë përfitime.

“Një pjesë të energjisë tepricë që prodhohet natën e ruajmë në bateri, që të shitet ditën kur çmimi është më i lartë”, shpjegoi Krasniqi.

Veç këtyre, Kosova ka marrëveshje me Shqipërinë për depozitim të energjisë gjatë verës.

Gjatë këtij viti, KEK ka eksportuar rrymë në vlerë mbi 72 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 2 gusht se…