Lufta në Ukrainë, gjashtë të plagosur nga sulmet ruse

02 gusht 2023 | 13:15

Të paktën gjashtë persona u plagosën nga sulmet ruse në gjithë Ukrainën.

Dy civilë u plagosën gjatë bombardimeve në Kherson gjatë natës, tha të mërkurën guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin. Ndërsa në rajonin lindor të Donetskut, katër persona u plagosën në 24 orët e fundit, sipas guvernatorit Pavlo Kyrylenko.

Ndërkohë Forcat Ajrore të Ukrainës përgjuan 23 drone Shahed gjatë natës, sipas përditësimit të saj në mëngjes, kryesisht në Odesa dhe Kiev.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besar Musolli është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin…