Lufta në Ukrainë, ky është numri i fëmijëve të vrarë

01 qershor 2022 | 11:41

Të paktën 243 fëmijë kanë humbur jetën dhe 446 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, bëri me dije zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kiev.

Ndërsa të paktën 1937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në deklaratë.

Shifrat nuk janë “përfundimtare” pasi ato nuk përfshijnë viktimat, ku aktualisht po kryhen luftime të ashpra.

Ofensiva ruse është përqendruar në lindje të Ukrainas, ndërsa pushtimi ka hyrë në muajin e katërt të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha dhe tre të…