Lufta në Ukrainë nxjerr në terren ushtrinë zvicerane, nëntë ditë stërvitje intensive, më e madhja në tre dekada

09 maj 2023 | 18:55

Në një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Zvicrës në më shumë se tre dekada, ushtarët provuan të zmbrapsnin një armik imagjinar, hodhën granata dhe qëlluan me municione, duke shfaqur aftësitë vetëmbrojtëse që përcaktojnë “neutralitetin e tyre të armatosur”.

Stërvitjet, që përfshijnë 4,000 trupa dhe u shpërndanë në katër kantone gjatë nëntë ditëve, u zhvilluan pasi roli i vendit në mbrojtjen evropiane është vënë në fokus mes thirrjeve që ajo të ndihmojë Ukrainën kundër pushtimit rus.

Në poligonin e qitjes Les Pradieres të enjten e kaluar, një grup ushtarësh këmbësorie – shumica e të cilëve janë civilë që marrin pjesë në shërbimin e tyre të rregullt ushtarak – u ngjitën ngadalë në një kodër, duke përdorur granata tymi për të fshehur lëvizjet përpara se qëllonin objektiva.

Trupat e ushtrisë zvicerane në stërvitje, Zvicër më 4 maj 2023

Stërvitjet LUX 23, të planifikuara që nga viti 2021, nuk u organizuan si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, por ushtria zvicerane tha se lufta në fakt e bëri stërvitjen edhe më të rëndësishme.

“Gatishmëria e partnerëve tanë dhe mirëkuptimi i popullatës në lidhje me këtë lloj stërvitjeje që ka ndryshuar shumë,” Mathias Tuscher, komandant i Divizionit Territorial 1 të Zvicrës. “Kjo, sigurisht, është e lidhur drejtpërdrejt [me luftën në Ukrainë].”

Presioni publik dhe ndërkombëtar është rritur që Zvicra t’i japë fund ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e luftës, por disa fraksione politike kanë frikë se kjo do të shënonte fundin e traditës së saj të politikës së jashtme të neutralitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa “Big Brother VIP” 2 mbaroi, Sara Hoxha ka thënë…